Shkarkimi i mjekut Allkja, Sindikata e punonjësve te shëndetësisë paralajmëron protestë

367
Sigal

Shkarkimi i mjekut të Urgjencës, Ilir Allkja ka sjellë reagimin e komunitetit të mjekëve. Sindikata e punonjësve të Shëndetësisë ka paralajmëruar për ditën e nesërme një protestë para COVID1 në QSUT.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese.

REAGIMI I SINDIKATËS

E RËNDË
Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.
Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur.
Faleminderit!