Shkarkimi i mjekut, Kontjana Kuçi: Të largojmë qeverinë e korruptuar që nuk respekton heronjtë

232
Sigal

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Kuçi shprehet se një qeveri që nuk respekton heronjtë duhet shkarkuar sa më parë.
Reagimi i plotë i Kryetares së LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi

SKANDALET VAZHDOJNË/ Qeveri diktatoriale që pushon mjekë nga puna.
Pas shkarkimit të qindra bluzave të bardha për shkak të tenderave me laboratorët që iu dhanë privatit në kulmin e pandemisë qeveria vendos të shkarkojë një nga mjekët më të njohur të Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja vetëm sepse tha të vërtetën për keq-menaxhimin e pandemisë, denoncoi në media, paraqiti fakte dhe dëshmi reale, mbi skandalet nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria.
Bluzat e bardha janë heronjtë tanë dhe nuk meritojnë këtë trajtim çnjerëzor dhe diktatorial.
Të largojmë sa më parë këtë qeveri të korruptuar që nuk respekton as heronjtë dhe profesionistët e këtij vendi.
Ta largojmë sa më parë këtë diktaturë.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës