Milionat e hedhura për beton përmbytin Durrësin

278
Sigal

Përmbytjet e sotme në Durrës janë dëshmia më e qartë sesi bentonzimi i qyteteve rrezikon jeten e qytetarëve dhe zhvillimin urban.

Bujar Dhima, anëtari i Kryesisë së LSI-së në Durrës, thotë se milionat e hedhura për projekte betoni kanë po shkatërrojnë qytetin.

“Ky nuk është Durrësi që meritojmë.

6 milionë dollarë u shpërdoruan për Velierën e padukshme. Miliona të tjera për betonimin e Lungo Mares, sheshit Pranvera, etj.

Nëse kaq shumë para do ishin investuar siç duhet dhe për të mirën e Durrësit nuk do ishim në këtë gjendje. Më 25  prill kemi vetëm një mision: t’ia kthejmë Durrësin banorëve”,- deklaron Bujar Dhima..