Shkaqet, kostot dhe problematikat e aksidenteve në Shqipëri

395
Sigal

Ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor, konsistojnë në rritjen e gjobave për drejtuesit që përdorin alkolin, bëjnë sjellje të gabuara në rrugë apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Një ndër risitë është se për shkelje të rënda të normave të sjelljes së përsëritura gjatë drejtimit të mjetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin e mjetit të kryejë vizitë mjekësore (test psikologjik), për të dëshmuar aftësitë e tij, për lejimin e mbajtjes dhe përdorimit të lejes së drejtimit.

Sipas statistikave zyrtare, parakalimi i gabuar renditet i pari ndër shkaqet kryesore ndaj dhe gjoba është propozuar të rritet. Sa i takon rrugëve me frekuencë më të madhe aksidentesh nga statistikat rezulton se janë ato urbane ndërsa në autostrada ndodhin më pak aksidente.

Me të prekurit nga aksidentet janë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët ndërsa pas nuk mbeten as këmbësorët që renditen të dytët dhe përdoruesit e motorëve dhe biçikletave. Por sa I kushtojnë aksidentet në një vit Shqipërisë.

Sipas përllogaritjes, gjatë 2019-ës kostoja sociale e aksidenteve është 105 milionë euro ose e thënë ndryshe 1 % e prodhimit të brendshëm bruto. Në total gjatë 2019-ës në Shqipëri u regjistruan 1498 aksidente me 227 të vdekur.