Detaje të reja nga arrestimi në Malajzi, pedagogu i ISIS dërgonte lekë për jetimët në Cërrik

643
Zbulohen të tjera detaje pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Maljazi Klodian Zaimaj pak dite më pare, i dyshuar për lidhje terroriste me Shetitn islamik të ISIS. 
Një ndër pikat e kontaktit nëpërmjet Skype në Shqipëri kanë qenë, i dënuar me 17 vite burg për terrorizëm nga krimet e rënda Gerti Pashja dhe një ish-funksionar lokal i qytetit të Elbasanit me inicialet E. Xh. 
Për të parin prokuroria kishte provuar më herët se Pashja, kishte rekrutuar dhe dërguar në Siri dhe Irak shumë persona duke i indoktrinuar, ndërsa lobimi ishte bërë nga Zaimaj. Ish-funksionari lokal, ishte interceptuar nëpërmjet rrjetit social Skype, ku i kërkonte fonde pedagogut nga Malajzia për të ndihmuar fëmijët jetim të qytetit të Elbasanit. 
Këto para shpërndaheshin për ato familje që kishin humbur një prind, duke krijuar edhe një bashkësi islame në periferi të qytetit., Për Klodian Zaimin, ka dyshime edhe antiterrori i Policisë së shtetit, ku emri i tij lidhet me përshpejtimin e xhamisë së re në qendër të Cërrikut.
Pedagogu njihet në Malajzi edhe me emrin fetar Ibrahim. Ky nuk është personi i vetëm që mbahej në mbikëqyrje agjencitë e tjera ligjzbatuese per shkak te dyshimeve se ka dërguar luftëtar, duke lobuar dhe indokrinuar në Siri e Irak. Deri më tani dyshohet se 20 ish-studentë te tjera shqiptare, pasi kane mbaruar shkollën për teologji dhe juridik në Malajzi i janë bashkuar radhëve të ISIS. 
Sigal