Bulqizë, u dogjën dhjetëra hektarë pyje e kullota, shuhet zjarri, procedohet një person

40
Sigal

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e djeshme vendin e quajtur ‘Livadhet e Karajt’ në fshatin Koçaj të Bulqizës. Si pasojë e zjarrit u dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Flakët kanë vijuar të jenë aktive edhe gjatë natës, ndërsa mësohet se vetëm paraditen e sotme zjarri është fikur kjo falë edhe temperaturave të ulëta.

Gjithashtu mësohet se policia e Bulqizës ka proceduar një shtetas i cili dyshohet për vënien e zjarrit.