Meta përkujton ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferit: Këshillat e tij të çmuara do të na shërbejnë gjithmonë si frymëzim

266
Sigal

Presidenti Ilir Meta kujton Arbër Xhaferin, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Teksa poston një thëeni të Xhaferit, Meta thekson se ai na mungon fizikisht të gjithëse, ndërsa shton se urtësia dhe këshillat e tij të çmuara do të na shërbejnë gjithmonë s ifrymëzim për progres.

Postimi i Metës:

“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë.”
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, Arbën Xhaferi na mungon fizikisht të gjithëve. Urtësia, vizioni largpamës, këshillat e çmuara dhe trashëgimia e vyer intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjithmonë si frymëzim për progres. 🇦🇱