Shihni si është shkatërruar pallati i ndërtuar pesë vite më parë në Durrës

831
Sigal

Janë pamje të pabesueshme ato që vijnë nga një pallat 5 katësh në Durrës, i cili ka pësuar një shkatërrim të tillë gati të pashpjegueshëm edhe pse tërmeti ishte i fuqishëm për të gjithë objektet. Në fotot e postuara nga Paulin Ndreu, drejtor i përgjithshëm i porteve, shikohet qartë rrënimi që ka pësuar pallati.

Sikundër mësohet pallati ka vetëm 5 vite që është ndërtuar dhe kjo e bën më të dyshimtë mënyrën se si është ndërtuar nga ana inxhinierike.

Në postimin e tij Ndreu ka kërkuar edhe ndalime për inxhinierin zbatues dhe pronarin e këtij pallati.

‘Ky pallat ne Durres diku afer stadiumit ku banonte nje punonjesja ime i ndertuar para 5 vitesh eshte shkaterruar totalisht dhe eshte shpall i pabanueshem, dhe çmenduria ishte se edhe kafazi ashensorit nuk ishte me beton dhe mund ta verifikoni nga fotot. Pallati eshte shembur komplet nga brenda dhe pallati eshte anuar dhe zhyt ne thellesi disa cm. Pasi hyra vetë dhe e verifikova bera edhe keto foto te renda, bej pyetjen ?

A duhet te arrestohen pronari dhe inxhinieri i ketij pallati ?

A duhet te mbaj pergjegjesi inxhinieri qe ka ndjekur punimet ?

Kriminal ky ndertim dhe duhet te pergjigjen per kete maskaradë…’