Partizani, nis mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti

576
Sigal

Partizani është klubi i radhës që nis fushatën e solidaritetit me të prekurit nga tërmeti. Klubi i kuq ka marrë mbështetjen e sponsorve dhe tifozëve të saj për t’iu gjetur sa më pranë të dëmtuarve nga tërmeti I tmerrshëm i së martës.

Klubi Futbollit Partizani nis fushatën e solidaritetit. Falë dhe mbështetjes së disa prej sponsorave tanë, nga dita e nesërme ne do ti gjendemi pranë të dëmtuarve nga tërmeti i tmerrshëm i së martës, për të dhënë sadopak kontributin dhe ndihmën tonë.

“Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme, të dërgojnë ndihmat dhe kontributet e tyre pranë Bazës 46, ku grupimi “Ultras Guerrils” po organizon tashmë grumbullimin e ndihmave për familjet dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore,” thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore.