Sherri për pronën tek Kepi i Rodonit, Mark Frroku dhe shtatë të arrestuarit e tjerë mbërrijnë në Gjykatë

42
Sigal

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë pas sherrit për pronën tek Kepi i Rodonit kanë mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të arrestuarit Mark Frroku, A. L., P. D., M. L., janë përfshirë në sherr me 4 banorët e fshatit Shetaj, B. K., Y. R., E. R., dhe O. R., për një pronë tek Kepi i Rodonit të dielën (29 Tetor).

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Tetë personat e arrestuar janë:

Banorët e zonës: B. K., Y. R., E. R., dhe O. R.,

Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, A. L., P. D., dhe M. L.,