Pacientët me koronavirus erdhën nga Hani i Hotit”/ Dogana përgënjeshtron Qeverinë: Nuk rezultojnë të kenë kaluar nga ne!

586
Sigal

Dogana e Hanit të Hotit, ka rrëzuar deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë që pretendon se dy shtetasit e prekur nga koronavirusi kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike.

Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, as P.K. dhe as V.K. nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit.

“Ndërkohe djali P.K. është regjistruar në TIMS në Muriqan me datën 26 Shkurt.

Babai i tij, shtetasi V.K. nuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi”, behet me dije.