Aksidentale, thotë Policia, djegia e stallës me 40 keca brenda në Maliq

164
Sigal

Policia e Korçës ka njoftuar paraprakisht se zjarri që ka rënë në një stallë bagëtish në Maliq mund të ketë qenë aksidentale.

Në informacionin paraprak thuhet: Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”