Sherr tek shkolla “Çajupi” në Tiranë, përplasen disa persona, qëllohet me armë. 4 të plagosur me sende të forta

232
Sigal

Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm te shkolla ‘Çajupi’ në kryeqytet.  në konflikt, ku janë përdorur dhe sende të forta, janë përfshirë disa qytetarë, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar të plagosur në spital.

Po ashtu mësohet se një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ndodhet në vendngjarje. Mes të tjerash bëhet e ditur se sherri i dhunshëm nuk ka lidhje me shkollën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në përleshjen e dhunshme. Ndërkohë, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ndërsa dy persona janë shoqëruar ne komisariat.