Sherr në Urgjencën e Elbasanit, 36-vjeçari kërcënon drejtorin

403
Sigal

Një 36-vjeçar është përfshirë në një konflikt me drejtorin e Urgjencës së Elbasanit paraditen e sotme, duke kaluar në ofendime dhe kërcënime.

Burimet nga Policia e Elbasanit bënë me dije se kanë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasin R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Mësohet se sot rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin E.M., me detyrë (Drejtori i Urgjencës).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.