Edi Rama pasi ka shitur dhe ka dhënë gjithçka me koncesion apo me PPP, së fundmi edhe për aeroportin e Rinasit firmosi koncesionin në fshehtësi e me garanci nga ministri Arben Ahmetaj. Tani po nxiton se si të gjejë një zgjidhje për sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Burime nga Rilindja thone se mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës ka plasur sherri për këtë Shesh. Kryeministri nuk pret 25 prillin ndaj po kërkon të mbarojë punë që edhe Sheshin “ Skenderbej” t’ia japë dikujt nga të tijtë, një personi apo grupi biznesmenësh që mund ta marrin nën administrim krejt Sheshin, duke e kthyer, siç thuhet në një tip fshati me shtëpiza prej dërrase.
Pak a shumë si një minifshat turistik.
Argumenti kryeministrit nuk arrin as një mendje në Shqipëri: Bashkia nuk mund ta menaxhojë ndaj t’ia japim një biznesmeni.
Erion Veliaj ka kundërshtuar. Ai duke e ndjerë se krejt media dhe publiku do ta masakrojnë në rrjetet sociale, sepse vetëm ta mendosh është krim e jo më ta japësh; ka bërë sherr me kryeministrin Rama. Por Kryeministri duket i vendosur dhe po shikon me ministrin Arben Ahmetaj dhe ministren e kudondodhur Elisa Spiropali se si mund të gjendet një formë për ta ndryshuar. Por për dreq këta të KQZ u nxituan dhe vendosën, sapo Kastrati mbaroi punë me Rinasin, që të mos lejojnë qeverinë për PPP apo koncesione deri më 25 prill.
Ndaj Rama ka futur në punë Arben Ahmetaj që të gjejë ndonjë shteg ligjor për ta dhënë me koncesion apo një mënyrë ekstraligjore Sheshin Skënderbej.