Adoleshentja nga Gramshi prej dy ditësh e zhdukur, babai i saj bën denoncim në polici

183
Sigal

Policia njofton se është zhdukur nga shtëpia e saj 17-vjeçarja E. L. dhe ka qenë babai i saj që ditën e djeshme ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e adoleshentes.

“Më datë 07.07.2022, shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Gramsh, ka bërë kallëzim se më datë 06.07.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. L., 17 vjeçe,” njofton policia.

Ndërkohë, blutë e Elbasanit vijojnë punën për gjetjen e saj.