“Kroi që freskon kulturën shpirtërore”
Nga Tonina Hido – “Mësuese e merituar”, “Qytetare Nderi” e Gjirokastrës.
Golemasit ‘tej e mbanë’ janë “yje” në luftë, në punë, në fjalën e dlirë, në humorin e papërsëritshëm brilant, i shpalosur gjerë në librin e humorit, bejteve me titull “Mbaje lartë e tire hollë”. Në librat e autorit Korkuti, ndjehet freskia në të folurën komunikuese në çdo rast në ligjërimet në gojën e personazheve dhe dialogjet e tyre që mëshirojnë kulturën, marrëdhëniet, botën e vërtetë që gjendet në këto komunitete të veçanta, të virgjëra e plot vlera. Në librat e autorit spikat ligjërimi në dialektin e jugut, me të veçantat e vendlindjes e vendrritjes së Golëmit që zotëron një gjuhë e një nëndialekt specifik e domethënës për çdo rrafsh të jetës.
Aftësia e vjershërimit spontan, apo në çaste dramatike, është dhunti e lindur në shpirtin e golemasve në këtë novelë që përshkon si rreze ngrohëse atdhetarie, por edhe si valvul shkarkuese e derteve të mbledhura nga dhimbjet e hallet e mëdha që patën zaptuar Razip Ratajn për vdekjen e të shoqes. “Edhe gurët qajnë”- thotë autori. Këndojnë në çaste gëzimi djemtë dhe vashat e fisit. Në ato pak çaste gëzimi këndojnë të moshuarit, xhaxheshat fisnike, motërmatë e nënës së jetimëve të mbetur. Këndojnë edhe vajtocat me ligje, mjeshtre që mund t’i dëgjosh dhe të ligështohesh.
Nëpër faqet e novelës “Jetë në mjegull” shpalosen skena, siç janë “shtegëtimi” stinor i kopesë, të cilat blektorët prej shekujsh i ndjekin mjeshtërisht nën tingujt e culës e të këngëve, ku përzihen krenarisht dashuria në diversitetet e saj, nderimi për trimat që bënë histori. Këto këngë që janë unike e të përhapura në tërë Kurveleshin, ndoshta duhen studjuar, krahasuar e duhet të bëhen thesar në databazat e kulturës shpirtërore atdhetare. Kënga është vetë jeta, është historia e gdhendur në memorjen e njeriut, ashtu edhe të labit.
Është detyrim për mua të shkruaj për librin “Jetë në mjegull” të autorit dhe kolegut tim të kahershëm, Skënder Korkuti, autor i shtatë librave, që për mendimin tim edhe pse nuk njihet si shkrimtar i afirmuar, vlen të lexohet, të diskutohet e të vilen mesazhet e tyre të vlefshme.
Në libër dalin qartë e krejt natyrshëm tiparet e njeriut të mirë, të fortë e të paepur ndaj sfidave të jetës duke veçuar ndjesinë “golëmase”, traditën, historinë e qëndresën shekullore. Kjo “mrekulli” njerëzore realizohet përmes shkrirjes së brendshme të autorit Korkuti nga veta e tretë, te vëzhguesit nga jashtë ngjarjeve, në vetën e parë të personazhit kryesor në novelë. Autori bëhet njëshi në ndjeshmëritë e skajshme të personazhit kryesor Razip Rataj. Kjo shkrirje, që është një njehsim i gjetur me aliteracionin R.R, sjell që në fillim një shqetësim të brendshëm për lexuesin e vëmendshëm, sikur brenda vetes gërvishin “gurë” dhimbje, me një tundim të madh shpirtëror edhe për lexuesin e apasionuar.
Novela merr vlera të besueshme, të cilat frymëzojnë për qëndresën e skajshme të Razip Ratajt, nga që lidhen ngushtësisht sikur lexuesi vetë tregon jetën e tij. Nuk gaboj në mjeshtërinë e autorit Skënder Korkuti përmes një dashurie përgjegjësie personale kolektive për të ruajtur, mbrojtur lidhjen e madhe me familjen e madhe të Atdheut. Shumë të bukura e të vërteta janë peisazhet mahnitëse baritore malore me atë të mjedisit golëmas e gjer në rrugëtimet në breza të shkrirë në historinë e përbashkët. Nëpër faqet e novelës “Jetë në mjegull” shpalosen skena, siç janë “shtegëtimi” stinor i kopesë, të cilat blektorët shekujsh i ndjekin mjeshtërisht nën tingujt e culës e të këngëve, ku përzihen krenarisht dashuria në diversitetet e saj, nderimi për trimat që bënë histori. Këto këngë që janë unike e të përhapura në tërë Kurveleshin, ndoshta duhen studjuar, krahasuar e duhet të bëhen thesar në databazat e kulturës shpirtërore atdhetare. Kënga është vetë jeta, është historia e gdhendur në memorjen e njeriut, ashtu edhe të labit. Aftësia e vjershërimit spontan, apo në çaste dramatike, është dhunti e lindur në shpirtin e golemasve në këtë novelë që përshkon si rreze ngrohëse atdhetarie, por edhe si valvul shkarkuese e derteve të mbledhura nga dhimbjet e hallet e mëdha që patën zaptuar Razip Ratajn për vdekjen e të shoqes. “Edhe gurët qajnë”- thotë autori. Këndojnë në çaste gëzimi djemtë dhe vashat e fisit. Në ato pak çaste gëzimi këndojnë të moshuarit, xhaxheshat fisnike, motërmatë e nënës së jetimëve të mbetur. Këndojnë edhe vajtocat me ligje, mjeshtre që mund t’i dëgjosh dhe të ligështohesh. Qau në çastet e vështira Razip Rataj (se ishte mjeshtër si burrë për vajtim) kur ia syrgjynosën djemtë në Greqi e në Gjermani grekët e esesët gjermanë. Ndjehet e shkulet nga gjoksi një përgjigje e përjetshme e shqiptarit ndaj çdo armiku, ndaj të keqes, në emër të jetës mbi vdekjen. Jeta e Razipit pelin e vrer, është një këngë plot trishtim, shtërngatë që nuk iu nda deri në fund të jetës. Pas mjegullës ai sheh ditët e shpresës me martesat e djemve, në gëzimet për lindjen e nipërve e mbesave, ku vazhdojnë rrënjët të çelin degë në trungjet e përtëritura. Po dhimbjet, fat i arratisur përjetë, e gjejnë Razip Ratajn të verbuar, goditjen përfundimtare që i rezervoi jeta. Në ato vite verbërie, me zemrën e lodhur, pa gjunjë e pa dritë pati shoqërinë e miqve vërsnikë, si Beqo Kokalarin, të cilët pranohen në ditë hallesh dhe dertesh për të rrokullisur ditët mjegull e plotë. Mësues Skënder Korkuti, në novelën në fjalë, por edhe në librat e tjerë, pesimizmit që të dikton jeta kapricoze, i kundërvë ndjenjën e solidaritetit vëllazëror pa kushte, besimin e patundur në vlerat e punës e të bashkëjetesës, që ka qenë e është në ato male, aleate të pandarë hap pas hapi. Me vërtetësi e çiltërsi lexuesi gjen e frymëzohet me ato norma, që krahasuar me të sotmen, lënë për të dëshiruar. Në libër, dje, heronjtë të përqafuar, sot aktorët vëllezër e motra, të anashkaluar, të përçmuar. Në këtë rrugë në faqet e librit gëlon në festa, lindje, martesa, lidhje të kapura dorë për dore në rrugët e jetës, por edhe për forcën e durimit e shpresës, kur fati jepet në “bollëk” për të humburit dhe gratë. Kënga e tyre bëhet e fortë sikur kalojnë “ylberin”, bëhen burrnesha e japin shenjën e jetës që vazhdon shpesh edhe me humbje krejt të papranueshme nga vetë zoti. Besimi në fuqinë e tij të mbinatyrshme jepet krejt natyrshëm. “Po filloi e keqja hapi derën”- thotë një personazh i novelës. Thënia përsëritet me renditje tjetër në jetën e Razip Ratajt e të tjerëve, por thelbi mbetet po njëlloj: “Fatit nuk i fshihesh dot”. Kurveleshasit, ashtu edhe golemasit e autorit në fjalë, janë besimtarë të sektit bektashi, që njihet si besimi më i moderuar i myslimanizmit. Dervish Sulo u bë më i mirë, më njerëzor si njeri i shenjtë, ndaj Razipi besoi verbërisht mbarësinë e vonuar. Koha provoi që besimtarët bektashi e vetë sekti i tyre mbetën më të besuarit në të gjitha sjelljet, dashuritë për mbarë Atdheun. Kjo frymë bashkuese e feve është sunduese dje e sot, si tipar tejet themelor i traditës, historisë kombëtare që shpërthen në vargjet e rilindjes “Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime/ndër këta vllazën shoq më shoq/ kush e ndan me fjalë e shkrime/çka natyra vetë përpoq”. Këto mesazhe i gjen të shkrira edhe në librat e mëparshëm “Kroi i viteve të mia”, apo “Rrugës shfaqen yje”. Golemasit ‘tej e mbanë’ janë “yje” në luftë, në punë, në fjalën e dlirë, në humorin e papërsëritshëm brilant, i shpalosur gjerë në librin e humorit, bejteve me titull “Mbaje lartë e tire hollë”. Në librat e autorit Korkuti, ndjehet freskia në të folurën komunikuese në çdo rast në ligjërimet në gojën e personazheve dhe dialogjet e tyre që mëshirojnë kulturën, marrëdhëniet, botën e vërtetë që gjendet në këto komunitete të veçanta të virgjëra e plot vlera. Në librat e autorit spikat ligjërimi në dialektin e jugut, me të veçantat e vendlindjes e vendrritjes së Golëmit, që zotëron një gjuhë e një nëndialekt specifik e domethënës për çdo rrafsh të jetës. Në libër gjen mbi 237 fjalë e shprehje frazeologjike, pasuri e gjuhës, që bashkë me neologjizmat e krijuara me intuitë e domethënie nga vetë autori, kanë vlerë të studiohen nga specialist, që duhet t’i futen gjuhës shqipe në zemër. Le të marrim një prej tyre: Fjala “derëbabe” (dera e prindërve) e fisit më duket pak e dëgjuar, por shumë shprehëse nga burimi i gjuhës. Në këtë lëmë, të formës, për të veshur përmbajtjen, janë edhe përdorimi me lehtësi në role të naracionit të pjesores së foljeve të mbiemrave foljorë e gjymtyrëve të veçuar në kopsitjen e fjalisë së shkurtër e pa proliksitet të tepruar. Libri “Jetë në mjegull” mund të konsiderohet (sipas meje) një skenar ekranizues interesant për të shkuarën e fshatit shqiptar e lab, aq pak të njohur. Dimensionet e këtyre “ndërmarrjeve” mund të lidhen aktualisht me kulinarinë agro-blektorale-turistike. U rekomandoj lexuesve t’i lexojnë të tillë libra që përmbajnë vlera.