Shembet ura në fshatin Nënshat, bllokohet lëvizja e mjeteve, rreth 1000 banorë të bllokuar

29
Sigal

Ditën e sotme është raportuar se është shembur një urë në fshatin e Nënshat. Mësohet se kjo urë lidh Vaun e Dejës dhe Shkodrën me Lezhën ndërsa shembja  e saj ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Rreth 1000 banorë të fshatrave të Nenshtatit dhe Hajmelit janë pa mundësi lëvizje ndërsa po punohet për ndërtimin e një rruge provizore.

Pas ndërtimit të rrugës provizore pritet që të behet një ndërhyrje e plotë për rikonstruksionin e urës dhe të rrugës.