Shefja e Infektivit të Pediatrisë: Dy fëmijë të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus

394
Sigal

Deri më tani nuk është folur sesa fëmijë të prekur ka në Shqipëri.

Shefja e Infektivit të Pediatrisë, Gjeorgjina Kuli, u shpreh se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”.

Nga ana tjetër, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët.

“Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.