Kapet me armë pa leje, shqiptari bie në prangat e policisë

404
Sigal

Një shtetas shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, është dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kap me armë pa leje tip pistoletë me selenciator, të cilën e mbante me fishek në gojë, gati për shkrepje, brenda mëngës së palltos.

Bëhet fjalë për shtetasin, Aleksander Dedukajn 40 vjeç është dënuar me 6 vite burg pasi policia ndaloi makinën e tij në një karburant dhe e pyeti nëse kishte armë.

Dedukaj rezulton të ketë qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare me 5 vite burg për trafik droge ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Momentin e arrestimit nga policia angleze shqiptari tha se quhej Christos Papadimitriou dhe ishte nga Greqia.

Por kjo gënjeshtër e tij ka zgjatur derisa në polici ka mbërritur një përkthyes i gjuhës greke duke zbuluar se personi që do të pyetej nga policia nuk dinte asnjë fjalë greqisht.

Pyetje në polici tropojani Dedukaj i është përgjigjur me no comment.

Kaq ka mjaftuar për policinë për të zhvilluar hetime të mëtejshme e zbuluar identitetin e vërtetë të tij dhe që ai ishte person në kërkim ndërkombëtar.