Festa Kombëtare e Serbisë, Ilir Meta: Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë

558
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar në Festën Kombëtare të Serbisë.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta falenderon Ambasadorin serb Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë.

Postimi i plotë i Metës

Sot mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë.
Duke e falenderuar Ambasadorin Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë, shpreha bindjen se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për anëtarësimin e vendit në tyre në Bashkimin Europian, është ende e fortë.
Për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre.
Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!