Sezoni turistik në Shëngjin është një mundësi e mirë vetëpunësimi për shumë familje.
Vendas por edhe të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë pushtuar shëtitoren e plazhit, duke tregtuar suvenire të ndryshme.
Tregtarët thonë se këtë aktivitet e vijojnë prej shumë vitesh, ndërsa flasin dhe për vështirësitë e hasura për gjetjen e një vendi për të tregtuar.
Sipas tyre fuqia blerëse ka rënë, por që gjithsesi arrijnë të sigurojnë sadopak të ardhura gjatë periudhës së sezonit turistik.
Tregtar: “Për dy muaj punojmë dhe nxjerrim lekë për bukë sepse pa punë jemi.”
Tregtarët ambulantë përgjatë shëtitores së Shëngjinit janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin përkatës, ndërsa taksat që i paguajnë Bashkisë janë minimale.