Anëtarja e Kongresit: Askush nuk e ka minuar demokracinë tonë më shumë se Soros, t’i hiqet shtetësia

116
Sigal

Ligjvënësja amerikane Marjorie Taylor Green sulmoi ashpër miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros. Ajo tha se ai e ka dëmtuar demokracinë amerikane, ndaj duhet t’i hiqet shtetësia.”Asnjë person tjetër nuk e ka minuar demokracinë tonë më shumë se George Soros. Pse i duhet lejuar të mbajë nënshtetësinë?” -shkroi ajo. Reagimi i saj vjen pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se do arrestohet të martën. Një prokuror i Sorosit, Alvin Bragg mund të ngrejë padi ndaj Trump. Ish-presidenti amerikan ka bërë thirrje për protesta kundër drejtësisë së Sorosit.