Korça u trondit sërish nga tërmetet, ku vetëm mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy goditje të tjera.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, ne oret e para te mengjesit jane regjistruar dy termete, i pari me magnitide 2.7 dhe tjetri me i forte me magnitide 3.
Kujtojme se keto goditje pasojne ato te nje dite me pare, qe shkaktuan panik te madh nder banpret, aq sa shume syresh pane te udhes ta kalonin naten jashte.
Termetet dje
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, deri më tani janë regjistruar katër lëkundje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.
Për momentin nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë se prej 1 qershorit, qarku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.