Makina përplas 17-vjeçarin në Kamëz, niset me urgjencë në spital

205
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin Blu në Kamëz. Makina ka përplasur një të mitur.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, A.H ka aksidentuar këmbësorin me incialet E.B, 17-vjeç.

I mituri është dërguar menjëherë në spital aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak:

Rreth orës 12:15, në bulevardin Blu në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin A. H., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.