ARRSH japin informacion për gjendjen e akseve rrugore

260
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacionin më të fundit për gjendjen e rrugëve në gjithë vendin. ARRSH thotë se gjithë kontraktorët (firmat që kanë fituar tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve) janë në terren.

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare nga ARRSH:

Reshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të vëcanta pavarësisht kriposjes.

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

Bicaj -Bushtrice ●K.Domaj -Draje Rec ●Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)●Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë) ●Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)●Qafë Mali-Fierzë
Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.