Paketa “Anti-Shpifje”/ “Venecia” zbarkon sot në Tiranë, publikohet axhenda

505
Sigal

Ditën e sotme në Tiranë do të vijë delegacion i Komisionit të Venecias për paketën “Anti Shpifje”.

Mësohet se delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve do ta nisin me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, në orën 9:15.

Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë.

Ky delegacion do të zhvillojë takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.