Sekuestrohen mbi 7 kg kanabis në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari

227
Sigal

Policia e Vlorës ka sekuestruar 7 kg e 500 grama kanabis gjatë operacionit të koduar ‘A2’. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 21-vjeçari K.D(K) banues në Vlorë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Informacion- Finalizohet operacioni policor i koduar “A2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen 7 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “A2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. D.(K)., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Korce