Duma: Qeveria po çon ekonominë në reanimacion. Testimet masive e vetmja mënyrë për të shpëtuar njerëzit dhe ekonominë

391
Sigal

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, ndërsa foli në “ABC news” për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, tha se qeveria po e çon ekonominë në “reanimacion”.

Duma tha se paketa e ndihmës financiare me 18 milionë dollarë është asgjë për bizesin e vogël, ndërsa shtoi se në javën e pestë të mbylljes, çdo gjë në ekonomi ka ndaluar.

Sipas saj, biznesi i madh u la jashtë me qëllim, ndërsa thekson se “garancia sovrane ‘fake help’”.

“Qeveria po çon ekonominë në reanimacion. Biznesi i madh nën darën e konkurrencës së pandershme nga oligarkët,  pa mbështetje nga qeveria, nën trysninë e drejtë të punonjësve që duan pagat!

Është urgjencë kombëtare të veprohet për të mbrojtur dhe shpëtuar gjendjen reanimatore të ekonomisë. Paketa e ndihmës financiare me 18 milionë dollarë është asgjë për biznesin e vogël. Jemi në javën e pestë dhe gjithçka në ekonomi ka ndaluar. Qeveria është e punësuara e shqiptarëve vetëm për të mbrojtur nga kolapsi. Java e pestë dhe shqiptarët janë në prag të kolapsit për  të përballuar jetesën. Nëse qeveria duhet të bëjë diçka përveç pagesës urgjente të pagave të luftës është lehtësimi i peshës së Bizneseve të mëdha. Bizneset e mëdha përballojnë një barrë të trefishtë, konkurencën e padrejtë nga oligarkët që i marrin favoret nga qeveria, asnjë ndihmëse sepse garancia sovrane është “fake help”, asnjë ndihmë reale se ato nuk kanë nevojë për kolateral, dhe po trysnia për të mbajtur punëtorët në kohëra mbylljeje.

Biznesi i madh, u la jashtë ndoshta me qëllim. U la jashtë sepse garancia sovrane është e papërdorshme se sërish e kanë në dorë bankat a t’ia aprovojnë apo jo kredinë e kërkuar. Nga ana tjetër shteti I thotë shko merr kredi për të paguar punëtorët por vazhdo të më paguash taksat.  Përvoja e vendeve të tjera, Italia psh, ka treguar që ndihma më e drejtpërdrejtë është çlirimi nga taksimi për biznesin e madh në këtë periudhe. Mendoni që vijojnë i kërkojnë tatim fitimin e parashikuar, a thua se kanë parashikuar që do tu vinte koronvirusi dhe tani të vazhdojnë me të njëjtin parashikim. Është e patolerueshme të vilet tatimi i një fitimi të parashikuar kur s’ka asnjë fitim në këto momente se çdo gjë është e mbyllur.

Abandonimi i biznesit të madh dhe vendosja në darën e pamundësisë i shkon sërish në favor miqve oligarkë që mund të “vjedhin” lehtësisht terrenin e biznesit të madh që sot po lëngon për të qëndruar në këmbë.

Biznesi i madh siguron vendet e punës, te ardhurat e mëdha ne buxhet dhe zhvillimin ekonomik te vendit.

Ndihma ndaj biznesit te madh është ndihmë për ekonomine e vendit, per mijëra punëtore dhe ndihmë për tatimpaguesit me te mëdhenj te shtetit“, tha Duma.

Më tej, anëtarja e kryesisë së PD-së u ndal tek testimet, ndërsa u shpreh se bërja e tyre në masë është e vetmja mënyrë për të “shpëtuar njerëzit dhe ekonominë”.

“Është e domosdoshme të ndjekim modelet e suksesshme. Vende si Austria apo Gjermania po e rikthejnë normalitetin vetëm sepse ka testuar në gjerësi popullatën. Testimi masiv edhe i këshilluar nga OBSH ka avantazhin e madh që e vendos situatën nën më shumë kontroll. Pandemia ka bërë që mos kemi nën kontroll sigurinë e jetës sonë dhe të kontrollojmë lëvizjet për ta ruajtur atë. Testimi në mbarë popullatën seleksionon gjithnjë e më shumë dhe I afrohet vatrave të infeksionit pa pritur që ato të shfaqen pas 14 ditësh. Pra mendoni që çdo I infektuar mund të na vonojë me dy javë teorikisht gjithë hapjen e ekonomisë dhe jetës normale, testimi shpejton kohën dhe na shpëton ekonominë dhe jetën.

Duhet të kuptojmë që edhe kur pandemia të jetë në ulje dhe mbi 400 të infektuarit në masën më të madhe të jenë shëruar sërish rreziku nuk është zhdukur. Kjo do të thotë që edhe kalimi drejt normalitetit do të jetë gradual. Mendoni sa shumë kohë do të duhet nëse vijojmë me këto ritme testimesh dhe sa shumë do të humbë ekonomia jonë“, u shpreh Duma.