Përditësim/ IGJEUM jep informacion zyrtar për tërmetin që goditi Shqipërinë

76
Sigal

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë. Tërmeti e ka patur epiqendrën në Lezhë.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka patur magnitudë 4.5 të shkallës rihter, me thellësi 20km. Epiqendra ka qenë në Lezhë, 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit.

Sizmiologu, Edmond Dushi, tha se kemi të bëjmë me një tërmet të moderuar. Në një lidhje telefonike ai deklaroi: “Situata është e qetë, jemi në monitorim të situatës, qytetarët duhet të jenë të qetë. Një tërmet i magnitudës 4.5 nuk përbën rrezik. Dua t’i qetësoj qytetarët“.

Sipas Qendrës EuroMesdhetare të Sizmiologjisë, tërmeti ka patur magnitudë 4.8 të shkallës rihter. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, duke deklaruar se veçanërisht në Lezhë, aty ku është epiqendra, lëkundjet kanë qenë mjaft të forta. Kjo ka bërë që disa banorë të lënë për pak momente banesat, duke dalë jashtë.