Sekuestrohen 31 kg drogë në kufirin grek, pranga shqiptarit dhe rumunit

468
Sekuestrohen 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga ra një shqiptar, 41 vjeç dhe një rumun, 43 vjeç.
Mësohet se operacioni u zhvillua në fshatin Negradhes të Janine.

Po ashtu, raportohet se policia kishte ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër e po tentonte të futej në brendësi të tokës greke, por brenda tij janë gjetur 1 çantë që përmbante 3 pako me 30 kg 900 gr marijuanë.
Sigal