Sekreti për një lëkurë të shëndetshme

566
Sekreti i vërtetë për një lëkurë të bukur qëndron te ushqimi. Lëkura e shëndetshme dhe e fortë ka nevojë për proteina, të cilat përmbajnë aminoacidet që trupi ka nevojë në mënyrë që të prodhojë kolagjen, substancë që e forcon dhe ushqen lëkurën.

Antioksidantët, vitamina E dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit. Ashtu si proteinat, vitamina C është një përbërës thelbësor që ndihmon trupin të formojë kolagjen. Edhe ushqimet me vitaminë A mund të ndihmojnë lëkurën në një shërim më të shpejtë.

Ndërkohë, acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj ndotësve dhe toksinave. Nëse mungon omega-3, lëkura mund të thahet, të inflamohet dhe të krijohen puçrra.

Ushqimet që duhet të konsumoni:
Ushqime me vitaminë C: specat, brokoli, portokalli, patatja e ëmbël dhe domatet.
Ushqime me vitaminë E: perimet me gjethe jeshile, arrat dhe farat.
Ushqime me vitaminë A: brokoli, spinaqi dhe karota.
Ushqime me Omega-3: salmoni, sardelja, vaji i ullirit dhe lajthitë.
Sigal