Një video e re e publikuar nga ISIS, tregon një djalë 10-vjeçar amerikan i cili kërcënon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Pas shumë videove kërcënuese sidomos ndaj sulmit në Barcelonë, ISIS i drejtohet dhe të parit të SHBA-së. Në videon e publikuar së fundmi, fëmija, i cili pretendon se është djali i një ushtari amerikan në Irak, i drejtohet Trump duke i thënë: “Beteja do të përfundojë në tokat tuaja.”
Djali gjithashtu e quan Trump një “kukull të hebrenjve”. Video mendohet se është filmuar në Raqqa të Sirisë. Sipas Grupit të Inteligjenës SITE, 10-vjeçari i quajtur Jusuf ka emigruar në Siri dy vite më parë së bashku me nënën e tij.
Në video Jusuf përshkruan sulmet ajrore të vazhdueshme kundër Shtetit Islamik dhe kërcënon se beteja do të zhvendoset në Perëndim. “Bëhuni gati sepse lufta sapo ka filluar” thotë në fund ai.