Sarandë, tradhtia e këshilltares i kushton dhjetëra vende pune LSI-së

571
Sigal

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak vendimet e marra politike u shkelën për një kioskë

Shkrimi i ditës së shtunë në “Telegraf” mbi zhvillimet në Këshillin Bashkiak të Sarandës, ka rezultuar sipas parashikimeve, por madje, edhe më tej tyre, në acarimin e marrëdhënieve të aleatëve PS-LSI. Gjithçka ka ndodhur në qerthullin e një hileje paraprake për të patur numrin e domosdoshëm të këshilltarëve për zhvillimin e mbledhjes. E themi këtë, se këshilltari që plotësonte numrin 13, njëkohësisht dhe n/kryetar i Këshillit Bashkiak nga LSI-ja, ka deklaruar në fillim të mbledhjes se nuk është pjesë e mbledhjes, por vetëm për të deklaruar një vendim politik të LSI-së së Sarandës lidhur me mbledhjen. Është kërkuar nga kryetari i zgjedhur, por i pa konfirmuar nga n/prefektura, se duhet lexuar një vendim i komisionit të mandateve. Është lexuar, por n/kryetari, Luftar Hasanllari, përsëri ka theksuar se nuk është pjesë e mbledhjes dhe ka tentuar të lexojë deklaratën politike të mospjesëmarrjes në mbledhje. Është penguar nga drejtuesi i mbledhjes dhe është nxjerr përjashta. Pas kësaj, zhvillimet e mbledhjes kanë vijuar pa numrin e plotë dhe me shkelje procedurash.

Shkelet vendimi politik

Por ajo që vihet re, është shkelja e vendimit politik të LSI-së, nga këshilltarja Venera Guri, e cila mori pjesë në mbledhje duke shkelur vendimin politik të forcës që përfaqëson, madje kjo zonjë është edhe kryetare e grupit të këshilltarëve të LSI-së dhe një nga tre negociatorët e LSI me PS-në për funksionimin e marrëveshjes së kërkuar mes këtyre dy forcave aleate. Me veprimin e sajë LSI-ja ka humbur dhjetëra vende pune. Ndërkohë që, zbardhet shkaku i veprimit, që nuk është i pari që voton kundër kësaj force, se për një kioskë të ligjshme e hequr padrejtësisht, ajo vepron në kundërshtim me vendimet politike të forcës politike që e ka mandatuar. Në mbrëmjen e së dielës, sipas burimeve nga drejtuesit e LSI-së së Sarandës, kryesia e kësaj dege dhe grupi këshilltar do të mblidhet për të vendosur ndaj veprimit të këshilltares jashtë vendimeve politike dhe aq më keq që është edhe kryetare e grupit të këshilltarëve. Dëmi është kolosal për këtë forcë politike, thjeshtë për një interes të vockël personal të saj. Por tradhti ka bërë edhe PDIU-ja, pasi trembet nga aleanca e LSI-së. Ajo ka marrë pjesë në mbledhje, thjeshtë se do vendet e punës nga PS-ja, pavarësisht se i ka nga PD-ja.

Dega e LSI

Burimet politike nga dega e LSI-së Sarandë për “Telegraf”, lidhur mbi zhvillimet e fundit, sjellin detaje rreth situatës së krijuar. Konfirmohet se para 15 ditësh, kryesia e degës së LSI-së së bashku me grupin e këshilltarëve të sajë në Këshillin Bashkiak, ka zhvilluar një mbledhje (kjo pas dështimit të mbledhjes së parë nga kryetari i ri). Në mbledhjen e LSI-së është shqyrtuar ecuria e marrëdhënieve me PS-në dhe funksionimi i marrëveshjes politike, hapat që do hidhen në të ardhmen dhe mbledhja doli me një deklaratë marrëveshje-TIP se çfarë kërkohej nga LSI-ja në kushtet e zhvillimeve të reja politike si pjesë dhe faktor i këtyre ndryshimeve. Gjithashtu në marrëveshje është kërkuar institucionalizimi i marrëveshjes dypalëshe dhe për këtë u caktuan edhe tre përfaqësues për të negociuar me PS-në, kryetari i degës Gjergji Mano, sekretari politik i Qarkut për LSI-në, Ilir Hysi dhe kryetarja e grupit të këshilltarëve Venera Guri (e cila bëri dëmin më të madh për këtë forcë politike, pasi la me veprimin e sajë dhjetëra anëtarë të LSI-së me gisht në gojë) LSI-ja ka kërkuar përgjigje me shkrim nga PS-ja për kërkesat e sajë dhe gjithçka e kërkonte transparente. Përgjigje nuk erdhi asnjëherë nga PS-ja, thonë burimet politike të kësaj force në Sarandë dhe u mor vendimi politik për mospjesëmarrje në mbledhjen e paligjshme të këshillit, vendim, i cili u shkel nga kryetarja e këtij grupi. Burimet politike të LSI-së, Sarandë konfirmojnë se, ky vendim, si edhe të tjerat është thjeshtë veprim personal për interesa personale dhe në mbrëmjen e së dielës do diskutohet veprimi i saj, ndërkohë që, veprimin e kryetarit të zgjedhur dhe të pakonfirmuar ndaj z.Hasanllari e quaj nxitim dhe presim reflektim prej tij. Veprimi i këshilltares Guri, -citojnë burimet e LSI-së,- kanë dëmtuar rëndë interesat e marrëveshjes për LSI-në. Ndërkohë, kryetari aktual i njohur nga shteti, avokat Ilir Nikolla, thekson se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitën e tij të parë brenda shtetit shqiptar duhet ta nisë nga Saranda, pasi edhe problemet e këtij qyteti, ai i di mirë dhe nuk është vonë që ligji të veprojë dhe Saranda të ndryshojë dhe ngërçi institucional i krijuar në pushtetin vendor ka shkaktarë dhe z.Rama i di vet. Armiqësitë institucionale në këtë qytet kanë sjell që ky qytet të mos marrë drejtimin e duhur”, përfundon avokat Ilir Nikolla.

Këshilltarja

e LSI-së, Venera Guri mori pjesë në mbledhje duke shkelur vendimin politik të forcës që përfaqëson, madje kjo zonjë është edhe kryetare e grupit të këshilltarëve të LSI-së dhe një nga tre negociatoret e LSI me PS-në për funksionimin e marrëveshjes së kërkuar mes këtyre dy forcave aleate

Veprimi

i këshilltares Venera Guri, citojnë burimet e LSI-së, kanë dëmtuar rëndë interesat e marrëveshjes për LSI-në. Ndërkohë kryetari aktual i njohur nga shteti, avokat Ilir Nikolla, thekson se “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitën e tij të parë brenda shtetit shqiptar duhet ta nis nga Saranda