Salianji: Ramën kanë për ta lënë qytetarët si pemë në 14 maj, s’i del më njeri në fushatë!

103
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh se kryeministrit Edi Rama nuk i del më njeri në fushatë, prandaj sipas tij ka zgjedhur që të mbjellë pemë.

Komentet Ervin Salianji i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se qytetarët me padurim presin për ta ndëshkuar me votë kryeministrin.

Ai shtoi se në 14 maj, qytetarët kanë për ta lënë Ramën “si pemë”, pra me një numër të ulët votash.

Sipas tij, edhe metodat e tij për të shantazhuar administratën nuk po funksionojnë më.

Çelja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si ju duket?
Salianji:
 Fatmirësisht PD dhe opozita nuk ka vuajtur nga pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve për të ardhur në takime sa herë thërriten dhe duhen falënderuar. E thashë që një pjesë e madhe e kandidatëve do të nderonin edhe në rang kombëtar PD-në. Kanë profile të spikatura për qytetet e tyre. Theksi i vendosur tek kandidatët dhe tek njerëzit, ndërsa Edi Rama organizimin e fushatës e kanë vendosur tek pemët sepse nuk i del më njëri. Dhe presioni që i bën administratës duke se nuk funksionon më. Jemi në kushtet ku gjen marifete sikur do të mbjellë pemë dhe si pemë kanë për ta lënë qytetarët në këto zgjedhje.

Çfarë pritshmërish keni në tërësi, jo vetëm për Kavajën?
Salianji:
 Kavajë do t’i kthehet demokratëve, në 14 maj ajo bashki do të jetë në shërbim të qytetarëve. Mua më është kërkuar të jem atje dhe do të drejtoj fushatën e Kavajës dhe padiskutim do të jap kontributin tim. Qytetarët atje mezi presin për ta ndëshkuar me votën qeverinë Rama. Ka një përkrahje masive të qytetarëve për të sjellë ndryshimin dhe një bashkim të demokratëve. Të gjitha gjasat janë që PD të fitojë në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse tek një pjesë e votuesve ka një zhgënjim dhe opozita duhet të bëjë më shumë që lokalisht të dalin të votojnë. Premtoi shëndetësi falas dhe gënjeu, i largoi mjekët. Premtoi taksa më të ulëta por i rrit. Premtoi që do të kishte kontroll për çmimet e karburanteve, por janë në stratosferë dhe çdo premtim i Ramës ka qenë një gënjeshtër.