“Sagem” kërcënon punonjësit që pranojnë kërkesën e “Telegraf” për sqarime lidhur me skandalin e serverit

614
Nëse do të ishte në përputhje me ligjin shqiptar mbi koncesionet dhe nëse nuk do të kishte një aktivitet shërbimi koncesionar abuziv siç e kanë përcaktuar ekspertët e fushës, me krijim serveri e prodhim pasaportash dhe kartash identiteti të pa sigurta, me 1 e jo me 2 mikroçipë, totalisht jashtë standardeve të vendeve të BE, me hapësira të plota për abuzime prej botës së krimit, firma “Sagem” nuk do të hezitonte të jepte shpjegimet përkatëse për faktet skandaloze abuzive që prej 3 ditësh po publikon gazeta “Telegraf”, lidhur me cilësinë e dobët dhe pa sigurinë e pasaportave e të kartave të identitetit që kjo firmë prodhon prej afro 7 vitesh, me një koncesion të fituar me “dosje të zezë” të mbushur me dokumente e prova produkti false, jo sipas kritereve të shpallura në formularin e konkurrimit, të manipuluara si autorësi marke (mostër) e të munguara. Çfarë ndodhi dje? 
“Sagem” nuk pranon kërkesën e “Telegraf”, kërcënon punonjësit të mos e marrin në dorëzim
Gazeta “Telegraf”, në pritje të një përgjigjeje të munguar qoftë publike, qoftë në adresë të gazetës, lidhur me shqetësimin e shqiptarëve e të institucioneve ligj-kontrolluese ligj-zbatuese zbatuese të shtetit shqiptar për pasigurinë e pasaportave e të kartave të identitetit, nisur prej shumë letrave të lexuesve, shkoi dje paradite të depozitonte një kërkesë zyrtare pranë firmës “Sagem”, me pyetje konkrete për sqarime konkrete, lidhur me zbatimin e kontratës koncesionare, me cilësinë dhe sigurinë e pasaportave, si dhe me sigurinë e serverit të krijuar me të dhënat personale identifikuese të shqiptarëve. Kërkesa e Gazetës “Telegraf” nuk u pranua prej zyrtarëve të kësaj firme, me pretendimin se “Kishin urdhër nga shefat” dhe se “shefat kishin porosi nga Ministria e Brendshme të mos kontaktonin me gazetën”. Sjellja e tyre arriti deri në shpërfillje të punonjësve të gazetës e dri në qëndrim brutal ndaj punonjësve të firmës, që nga porta e hyrjes së kësaj firme e deri tek nëpunësit e thjeshtë, duke i paralajmëruar me ultimatum, të mos e pranonin letrën e Gazetës “telegraf”, në rast të kundërt, nëse letra do të futej brenda mjediseve të “Sagem”, do të largoheshin nga puna. Të gjendur përballë një qëndrimi të tillë, vendosëm që letrën me kërkesën për sqarime, ta dërgojmë me “POSTA”, me kthim përgjigje konfirmuese për “marrje në dorëzim. Nuk e dimë, nëse do të lejohet apo jo “POSTA” të dorëzojë letrën e gazetës “Telegraf”, por dimë faktin që aktivitetit i kësaj firme nuk “pastrohet” dot duke mos dhënë përgjigje sqaruese etikisht komunikuese me publikun, mbasi është një “gropë e zezë” abuzimesh, që sipas burimeve dhe alarmit të dhënë edhe nga strukturat e larta të shtetit shqiptar, të BE e të shërbimeve inteligjente deri në SHBA, “gjurmët” e gishtave të abuzimeve dhe cilësisë së dobët e pasigurisë së pasaportave e kartave të prodhuara nga “Sagem”, janë shfaqur deri në çetat luftarake të “ISSIS” e më shumicë dhe në kupolat e krimit të organizuar brenda e jashtë Shqipërisë. Gazeta “Telegraf”, disponon një raport komunikimi “Top sekret” të Ministrisë së Brendshme, që i drejtohet konfidencialisht firmës “Sagem”, lidhur me këtë shqetësim të shteti shqiptar, të cilin ia kanë çuar në “vesh” ndërkombëtarët që po e “vuajnë” shërbimin “skarco” të firmës “Sagem” me dokumentet identifikuese që kjo firmë prodhon në Shqipëri. Këtë fakt, do ta publikojmë në vazhdim. Ajo që do të bëjmë sot së pari, është nisja me “POSTA” në adresë të “Sagem”, të letrës me kërkesën për sqarime lidhur me cilësinë dhe sigurinë e pasaportave e kartave, me sigurinë e serverit dhe me “plagë” të tjera, që kjo firmë ka hapur e po “mahis” në këtë proces. Sa për kujtesë, Gazeta “Telegraf” prej disa ditësh, po publikon një dosje qe ka lidhje me abuzimet qe kompania “Sagem” ka bërë e po bën lidhur me kontratën për prodhimin e dokumenteve identifikuese të shqiptarëve si Karta identiteti e Pasaporta Biometrike, por edhe me skadnalin e serverit që është teknologji e primitive me “portë të shqyer”. Mbështetur në të drejtën ligjore për informim nga një shërbim që ëshët kontraktuar nga shteit shqiptar, që paguhet nga taksat dhe financat e shqiptarëve, që ka lidhje me sigurinë e jetës dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve e sidomos me sigurinë kombëtare, ne i kërkuam firmës “Sagem” përgjigje për këto “njolla” që kjo firmë po shfaq prej 7 vitesh në lidhjen, shtyrjen dhe zbatimin e kontratës monopol që shteti shqiptar ia ka dhen me klientelizëm e në mënyrë antikushtetuese në vitin 2008.
Ja kërkesa për sqarime, që i kemi dërguar firmës “Sagem” 
1. Kompania “Sagem” e pasur të nënshkruar për vetëm 5 vite kontratën koncesionare dhe brenda këtij afati i duhej dorëzuar gradualisht i plotë në çdo element shtetit shqiptar, konkretisht në muajin tetor 2013, përse nuk është dorëzuar?
2. A ka bazë ligjore konkrete shqiptare, që kontrata koncesionare e nënshkruar për 5 vite, të shtyhet për 10 vjet dhe a janë shtuar detyrimet tuaja financiare ndaj shtetit shqiptar për 10 vitet shtesë?
3. Ju argumentoni kërkesën për shtyrjen e koncesionit me faktin që keni dështuar në përgatitjen e serverit, për shkak të mos plotësimit të dokumentacionit në kohën e duhur. Nga cilët nuk janë plotësuar dokumentet në kohën e duhur, nga ju, apo nga autoriteti kontrator Ministria e Brendshme dhe përse nuk e keni bërë publik këtë pikë kryesore bazike të kontratës?
4. Kur kërkuan koncesionin dhe hartuat projekt-zbatimin e saj, nuk e kishit parashikuar që jetëgjatësia e dokumenteve kërkonte mbi 5 vjet, kur e zbuluat këtë “defekt”?
5. Cilat janë problemet e kompleksitetit të sistemit, që ju penguan të zbatoni kontratën dhe cilësinë e sigurinë e prodhimit të pasaportave?
6. Ju pranoni që nuk e futët dot në kohë teknologjinë e përparuar, përse nuk e realizuat, kur koncesioni duhej të niste me futjen e kësaj teknologjie, ndërkohë që ju u shpallët duke deklaruar se kishit gati këtë teknologji?
7. Ju thoni se nuk e plotësuam dot kontratën në 5 vite as në cilësi e as në siguri, për shkak se shteti nuk e dinte që ky proces kërkonte minimalisht 10 vjet, po ju si “firmë e specializuar” me e mira në botë, nuk e dinit dhe përse nuk e kërkuat gjatë konkurrimit, ditën e konkurrimit dhe përse pranuat të firmosni kontratën për 5 vjet e pas 5 vitesh t’i kthenit shërbimin shtetit shqiptar?
8. Në dosjen e konkurrimit ku ju jeni shpallur fitues, mungojnë shembujt e kartave ID polikarbonat, po sot a prodhohen kartat me polikarbonat? 
9. A keni depozituar në dosje faktin, që gjithë aktiviteti juaj në prodhime të tilla, ka si tregues vetëm prodhimi karta krediti e telefonie dhe një dokument identifikimi për sanitaret profesioniste në rajonin e Ventos? 
10. Ç’lidhje ka prodhimi juaj në Shqipëri me modelin nigerian të kartave e pasaportave dhe serverit të të dhënave ku ISO 27000 është certifikatë e “Sagem-Ogra”. 
11. Në cilën pikë të kontratës është parashikuar që institucionet ligjzabtuese e ligj-kontrolluese të shtetit shqiptar, duhet të marrin leje dhe të paguajnë tek ju për marrjen e të dhënave që i interesojnë hetimit rutinë të krimit, apo çështjeve të sigurisë kombëtare?
12. Në cilën pikë të kontratës, parashikohet që serverin e të dhënave identifikuese të shqiptarëve, duhet ta kontrolloj dhe administroj vetëm firma juaj e jo shteti shqiptar?
13. Në cilin vit është prodhuar, sa vjet është përdorur, në cilin shtet është blerë dhe a ka dalë jashtë përdorimit makineria me të cilën ju prodhoni kartat dhe pasaportat shqiptare?
14. Me sa mikroçipë, i prodhoni pasaportat dhe kartat shqiptare?
15. A bëni prodhime të tjera kartash për subjekte e shërbime të tjera dhe a ua lejon kontrata?
16. Është blerë një server të dhënash me vlerë 15 milionë euro, a është futur në shërbim? 
17. A keni krijuar edhe një server paralel me serverin zyrtar ët të dhënave të shqiptarëve, që parashikon kontrata dhe a e keni depozituar atë në ndonjë shtet, shërbim privat apo agjenci të huaj?
18. A ju është kërkuar nga BE, të ndryshoni urgjent teknologjinë e prodhimit të pasaportave e kartave identifikuese të shqiptarëve?
19. A shtypni ju edhe letrat me vlerë të shtetit shqiptar, apo të bankave të tjera vendase e të huaja private që veprojnë në Shqipëri dhe a jua lejon kontrata, konkretisht cila pikë? 
20. Në sa përqind të saj, ka ndryshuar kontrata e shtyrë 10 vjeçare, mbi ç’baza ligjore, ose vlerësim ekspertësh dhe a e parashikon kontrata fillestare?
21. A ka firma juaj, ndonjë “debat” ligjor me Postën Shqiptare, lidhur me procedurën tatimore të shit-blerjes dhe likuidimit financiar të kuponëve tatimorë dhe për çfarë çështje?
22. Çfarë është “Klauzola 50.1.1” e kontratës së koncesionit për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike e datës 21 korrik 2008, lidhur me shpërbërjen e kontratës dhe si është zbatuar?.
23. A ka ndonjë “njollë të zezë” abuzimi, lista e bashkëngjitur e neneve të ndryshme të kontratës dhe të dokumenteve të tenderit, trajtuar si objekt i një vlerësimi abuziv?
24. A janë bërë verifikimet, testimet dhe relacionet për jetëgjatësinë e kartave të dorëzuara nga kompania juaj?
25. Kur është bërë rinovimi i fundit i infrastrukturës së kartave të identitetit dhe në cilat drejtime në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet e vëna prej BE dhe sipas parashikimit në kontratë?
26. Përse nuk është kryer procesi i lidhjeve të sistemit AFIS me bazën e të dhënave të kërkuara dhe sa milionë euro me 2 shifra është fatura që është paguar për këtë shërbim?
27. A janë zbatuar detyrimet dhe rekomandimet lidhur me saktësimin e listave dhe imazheve bashkëngjitur, te cilat duhet të jenë objekt diskutimi, sidomos për të parandaluar dëmtimet për shtetin shqiptar?
28. A ka nën raport të Ministrisë brendshme në lidhje me veprimtarinë tuaj abuzive në mungesën e sigurisë së kartave dhe pasaportave që prodhoni dhe çfarë ju kërkohet urgjent?
Sigal