Shkodër, nis greva e urisë e banorëve të zonave të përmbytura

519
Tetë banorë të zonave të përmbytura në vitet 2010-2011 në Shkodër nisin grevën e urisë, duke kërkuar dëmshpërblimet. Ata kanë qëndruar për disa orë duke negociuar me policinë për të ngritur një çadër për zhvillimin e grevës së urisë, por nuk janë lejuar.
Rreth orës 12 të mesditës së kësaj të mërkure ata kanë vendosur që grevën e urisë ta nisin në stolat pranë institucionit të prefektit, duke deklaruar se nuk do të largohen që andej pa iu plotësuar kërkesa.
Banorët që kanë hyrë në grevë urie janë: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.
Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua. Forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë pranë prefekturës së Shkodrës…
Sigal