Rritja e çmimeve, ulet pritshmëria e qytetarëve dhe bizneseve në ekonomi

350
Sigal

Pritshmëritë e bizneseve dhe qytetarëve për gjendjen financiare kanë rënë ndjeshëm gjatë muajit shtator të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një rënie me rreth 1.8 pikë gjatë muajit shtator.

Kjo tendencë rënëse e nisur që në muajin gusht, vjen pas rritjes së konsiderueshme të shënuar gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2021.

Rënia e besimit në ekonomi për të dytin muaj radhazi lidhet me shtrenjtimin e produkteve ushqimore dhe energjitike e cila po vlerësohet si sfidë e re në ekonomi. Sektorët që kanë pasur përkeqësim të treguesve janë ndërtimi dhe shërbimet.

Në vendin tonë me rritjen e ushqimeve të shportës, bukës dhe të naftës, ka kapërcyer edhe çmimi i gazit. Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe për një krizë energjetike me të cilën po përballet bota dhe pritet që të na prekë edhe ne.