Francë/ Regjistrohen 833 persona të vdekur në 24 orët e fundit, 8911 viktima në total

669
Sigal

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në Europë dhe më gjerë.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë ka pësuar në rënie në krahasim me disa ditë më parë, por sërish ai mbetet relativisht i lartë.

Në 24 orët e fundit, në shtetin francez kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit 833 vetë.

Po ashtu, në total numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në mbarë Francën ka arritur në 8911 persona.

Numri i të infektuarve me koronavirus në shtetin francez është deri tani 98 010, kurse janë infektuar me virus në orët e fundit 5 171 persona.