Kryeministri nuk jua heq dot lirinë me akt normativ apo me urdhër në facebook, as në Korenë e Veriut nuk ndodh

376
Sigal

Nga Av.Altin Goxhaj

Nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Erald Aga dhe Avokati Altin Goxhaj).

Jo, kyreministri nuk jua heq dot lirinë me akt-normativ apo me urdhër facebook. Madje se në Korenë e Veriut nuk hiqet liria me akte-normative apo urdhëra facebook-u nga shteti i faceboo-ut.

Cdo masë ndëshkimore me heqje lirie apo me sekuestrim biznesi, pasurish paluajtshme apo të luajtshme edhe nëse shkruhen në ndonjë “Akt-Normativ” nga qeveria është NUL, pa vlerë ligjore. Kryeministri mund t’ju heqë lirinë gjithkujt pa ligj por do të vijë dita kur atij do t’i hiqet liria me ligj e do të mbajë përgjegjësi ligjore për heqjen e lirisë së qytetarëve pa ligj.

Deri më sot, në Kodin Penal të RSH nuk ka asnjë vepër penal të parashikuar që nëse shkel ndonjë orar lëvizje apo hap një biznes pa leje, të hiqet liria. Pra, gjithcka është e thënë nga Kryeministri apo e zbatuar nga nëpunësit e tij nuk janë gjë tjetër thjesht instalim i diktaturës në Shqipër.

Madje edhe kur “urdhërat” janë të ligjshëm (sepse deri më tani asnjë urdhër nga Kryministri i shpallur në facebook nuk është i ligjshëm dhe kushtetues) por edhe në këtë rast nuk konsiderohet KRIM por kundravajtje-penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 muaj dhe jo me vite sic thotë Kryeministri.

Neni 242
Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik
Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Ftojmë, juristët, avokatët, prokurorët apo gjyqtarët, këdo që njeh ligjin shumë mirë apo qoftë edhe gazetarët t’i drejtojnë qeverisë dhe Kryeministrit këto pyetje ose t’i përgigjen këtyre pyetjeve:

  1. Të tregojnë fashën e orareve të lëvizjes së këmbësorëve dhe qarkullimit të mjeteve të parashikuar dhe shkruar në ndonjë “Akt Normativ”, sepse na janë tharë sytë për t’i parë këto fasha oraresh kufizimesh.
  2. Heqja e lirës a kryhet me “Akt-Normativ” dhe urdhër të Kryeministrit apo vetëm me vendim gjykate dhe vetëm nëse rezulton pozitiv me covid-19. (Neni 27/d Kushtetuta).
  3. A ka fuqi fuqi akti-normativ më shumë sesa Kushtetuta e Kodi Penal? (Hiearkia normave).
  4. Akt-Normativ përpara shpalljes gjendjes së fatkeqësisë natyrore që ka kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve përpara se të shpallej gjendja fatkeqësisë natyrore, a është anti-kushtetutes dhe anti-ligjor?