Mark Zuckerberg reagon pas akuzave të ish-punonjëses ndaj “Facebook”

190
Sigal

Pas deklaratave të bëra, nga ish-punonjësja e Facebook, e cila dëshmoi se CEO i Facebook nuk mban përgjegjësi dhe se kompania fiton duke rrezikuar privatësinë e njerëzve, ka reaguar Mark Zuckerberg duke thënë se kompania që ai themeloi kujdeset “thellësisht për çështje si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor”.

Ish-punonjësja Haugen tha se kompania minimizoi efektet negative të Instagram-it në shëndetin mendor të adoleshentëve, përjashtoi përdoruesit me shumë ndjekës nga rregullat e përmbajtjes dhe nuk arriti të godiste kartelet e drogës dhe trafikantët e qenie njerëzore. Zuckerberg hodhi poshtë akuzat në një letër drejtuar punonjësve, duke shkruar se deklaratat keq-përfaqësojnë punën dhe motivet e tyre.

“Nëse nuk do të kujdeseshim për luftimin e përmbajtjes së dëmshme, atëherë pse do të punësonim kaq shumë njerëz të përkushtuar për këtë sesa çdo kompani tjetër në hapësirën tonë – edhe ato më të mëdha se ne?” -ka shkruar Zuckerberg. “Nëse do të donim të fshihnim rezultatet tona, pse do të kishim krijuar një standard udhëheqës në industri për transparencën dhe raportimin e asaj që po bëjmë?”

Zuckerberg gjithashtu komentoi ndërprerjen e gjatë të së hënës të Facebook dhe produkteve të tij Instagram dhe WhatsApp, të cilat i shkaktuan kompanisë 50 miliardë Dollarë humbje.