Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, Spanja drejt përdorimit të robotëve për të shtuar testimet

371
Sigal

Autoritetet në Spanjë po konsiderojnë të kërkojë ndihmën e robotëve për të shtuar testimin e koronavirusit pasi numri i viktimave në këtë vend i tejkaloi 1,300 vetë.

Spanja ka përhapjen e dytë më të keqe në Evropë dhe nuk po tregon asnjë shenjë përmirësimi.

Qeveria njoftoi të shtunën se testimi është vendosur të rritet. Ajo ka marrë mbi 640,000 pajisje testimi dhe tha që numri mund të arrijë shpejt një milion.

Raquel Yotti, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik “Carlos III”, tha që pajisjet e para po shpërndaheshin të shtunën dhe shtoi se qeveria po punonte për blerjen e katër robotëve që mund të sillnin numrin ditor të testeve ditore në 80,000. Kjo do të rriste nga 15,000-20,000 në ditë për momentin. “Robotët janë të dobishëm pasi ata mund të kryejnë testime të automatizuara”, tha ajo.