Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Shërohet pacienti i tretë i infektuar me koronavirus

344
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot në mbrëmje se një tjetër pacient ka rezultuar negativ me testin e koronavirusit.

Në këtë mënyrë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 3.

Postimi i plotë i Manastirliut:

“Një tjetër lajm i mirë!

Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit
#JeniMëTëMirët”, shkruan ministeja në një postim në Facebook.