Një 67 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa parapralisht dyshohet se ka rrëshqitur në tualet dhe ka rënë.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit, ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 në qytet. Policia ndërkohë po heton ngjarjen.