Rregullat e reja/ Pas dyfishimit të çmimit, zbardhen kategoritë e shoferëve që duhet të rinovojnë patentën dhe do ritestohen

569
Sigal

 Leje Drejtimi për kategorinë B

Marrja e lejes së drejtimit për kategorinë B, 85 mijë lekë

Teoria- 30.000 lek (minimum )

Praktika- 55.000 lek (minimumi)

Një seancë mësimore 500 lek dhe një seancë praktike 935 lekë.

Dy kategori shoferësh do rinovojnë patentat. E para përfshihet kontingjenti i kundërvajtësve përsëritës. Nëse ke heqje pikësh në vit nga patentat. dhe përfshihen ato që i kanë disa vite pas skadencës.

Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë më shtrenjtë. Shoqatat e Autoshkolla, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Patentave kanë miratuar një marrëveshje, ku rreth 300 autoshkollat që operojnë në Shqipëri, do të dyfishojnë tarifën për marrjen e një leje drejtimi automjeti brenda muajit mars.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka shpjeguar arsyet se pse u mor vendimi për të kryer një ritestim i njohurive të atyre personave që duan të rinovojnë patentën, e quajtur ndryshe leje e drejtimit.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për të gjithë personat, që rinovojnë patentat, por për dy kategori shoferësh. “E para përfshihet kontingjenti i kundërvajtësve përsëritës, që janë në listën e kontigjentit negativ. Shkelës të rëndë, përsëritës. Nëse ke heqje pikësh në vit nga patentat. Si e nxjerrim ne këtë? Kodi Penal jo më kot se thotë se azhurnohet lista e mjeteve në raport me aksidentet të ndodhura nga moti, rruga, akulli apo faktorë të tjerë. Mbi bazën e kësaj përcaktohen dhe llojet e shkeljeve. Pra nëse ke penalizime në pikët e patentës futesh në ritestim. Kategoria e dytë, rinovimet, përfshihen ato që i kanë disa vite pas skadencës, nëse ju ka skaduar patenta në 2016, dhe vini në 2021 ne e konsiderojmë të nevojshme për t’i dhënë një rikujtesë të parimeve bazë. Për tre vite lart. Nëse keni dy vite pa i dhënë makinës, në Angli shkoni në test praktike, në Itali nëse ke tre vite e sipër. Ne po flasim për pit stope dhe jo për riprovime”, -theksoi Gonxhe.

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e detyruar të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët, që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!