Shtepi me qira për tharjen e hashashit

915
Sigal

 

 

Zbulohet mënyrë e re për kultivimin e bimës në mjedise të
fshehta

Hashash në garazhe për të siguruar mbijetesën

 

Maksim TUFA

 

Tranzicioni i tejzgjatur, rritja e problemeve ekonomike,
sociale dhe përballja me fenomene të ndryshme negative, i ka detyruar së fundi
shqiptarët dhe për ta nxjerrë paranë jo nga guri, por nga…garazhi. Një metodë e
shpikur kohët e fundit, për të rritur brenda tyre bimën fitimprurëse, e cila i
ka dalldisur të gjithë dhe ku mendohet se të mbush xhepin me para pa u lodhur
shumë. Veç fushave, maleve, bregoreve, tokave buzë lumenjve dhe liqeneve,
hapësirave në pyje dhe mes shkurreve, duket se mendja pjellore e shqiptarëve,
ka nisur ta mbjellë dhe rrisë hashashin edhe në garazhe, kryesisht në ato që
kanë hapësira të nevojshme për të futur brënda edhe makinën edhe vazot e mëdha
të mbjella me “bar”. Shpikja më e fundit ka lënë gojëhapur edhe uniformat blu,
të cilat tashmë duhet të pajisen me dokument special nga Prokuroria, për të
kontrolluar qindra e mijëra garazhe në çdo qytet të vendit. Një burim policor u
shpreh se “nga informacionet e marra në rrugë operative rezulton se, ka nisur
në masë mbjellja dhe kultivimi i hashashit edhe në garazhet e makinave, ku
hapësirat e nevojshme po mbushen me vazo të mbjella me fidane nga ku pastaj
vaditen lehtësisht dhe u krijohet edhe sistem ngrohje me anë të llampave të
fuqishme”. I njëjti burim policor tha se “moda e re e mbjelljes së hashashit në
garazhe ka nisur prej 2-3 muajsh dhe kemi sinjalizime se kjo gjë po bëhet edhe
në garazhe të pallateve, të marra me qera, dukuri e cila u konstatua nga ne kur
morën informacion nga qytetarët (banorë të pallateve të reja kryesisht) për
shitjen apo dhënien me qera të sipërfaqeve të bodrumeve të pallateve të reja,
duke ju refuzuar banorëve të futin makinat e tyre atje”. Deri tani numurohen me
dhjetra raste kur policia ka vajtur dhe ka gjetur në hapësirat brënda garazheve
vetëm ambalazhe dhe vazot e mëdha bosh, sepse aksioni i tyre ka qenë
paraprakisht i dekonspiruar. Situata në të cilën gjendet vendi nga përhapja e hashashit,
duket se u ka hapur “syrin” edhe atyre që deri tani kanë patur frikë nga
mbjellja dhe kultivimi i asaj bime. Sipas të njëjtit burim policor mësohet se
“kujtivuesit e hashashit në garazhe kanë lidhje 
edhe me elementë të veçantë të uniformave blu, me segmente të veçanta të
tyre, duke krijuar një rrjet të rrezikshëm që po kompromenton hapur këto
struktura të shtetit, ndërkohë rastet më të shumta janë konstatuar në rrethe të
mëdha kryesisht, ku nuk mungon Tirana, Elbasani, Durrës, Vlora rrethe të cilat
kanë përhapjen më të madhe të këtij fenomeni të ri, por nuk mungojnë edhe
rastet e konstatuara në pothuajse të gjitha qytetet e vendit”. Duket si një
fushatë e cila po diskrediton shtetin, vendin dhe po shkatërron shoqërinë e
brishtë shqiptare të këtij tranzicioni të stërzgjatur. Duke ditur përfitimet
monetare nga hashashi, shtresa të ndryshme të shoqërisë kryesisht ata me të
ardhura të vogla ekonomike, po bien në grancën e trafikantëve të drogës, dhe
nuk ngurrojnë të kthejnë në “sera”  as
dhomat e tyre të vetme (duke u vënë tabelën Garazh) pa u trembur nga ndëshkimet
e ligjit. Një qytetar i papunë prej afro 14 vitesh u shpreh se “jetoj me një
ndihmë sociale unë gruaja dhe dy vajzat e vogla, dhe jam gati që një dhomë të
apartamentit tim prej 55 metra katrore në katin e parë, ta jap me qera ose ta
kthej në serë për të mbjellë hashashin për të fituar para sepse jemi të mbaruar
fare, as me bukë nuk po ngopemi, kurse qeveritarët tallen me paratë dhe trashin
barkun”. Situata është dramatike kur konstaton se shumica e shqiptarëve, dhe
kjo shumicë padyshim është e papunë sot, mendojnë se shpëtimi nga hallet dhe
pasurimi më i shpejtë do tu vijë nga hashashi. Aq shumë janë ideologjizuar nga
ky fenomen, sa është e pamundur tu shpjegosh atyre rrezikun, ndëshkimin ligjor,
dhe pasojat që mbart një hap i tillë. Qeveria aktuale thotë se “në janar 2017
kemi gati stradegjinë e luftës antihashash në shkallë vendi”, por shtrirja
masive në çdo hapësirë të vendit, të bën mosbesues në iniciativa të tilla. Kjo
për faktin sepse në këto vite nuk u mbajt asnjë premtim, të paktën për zbutjen
e papunësisë dhe varfërisë e cila vetëm është thelluar. Ndoshta kthimi i
dhomave në garazhe, janë  mundësia e
fundit e atyre që tashmë kanë humbur shpresat se një ditë qeveria do tu hapë
300 mijë vendet e reja të punës, dhe se viti 2017 do ta kthejë Shqipërinë në
“lider të Ballkanit për rritjen e madhe ekonomike“.