Pezullohen lundrimet në Durrës, shkak era e fortë dhe dallgët

266
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Njoftohen të gjithë pasagjeret që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.

“Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.” njofton Drejtoria Detare,

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë .

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.