Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Abdylaqim Ademit

562
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Abdylaqim Ademi.
“Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të veprimtarit të devotshëm, patriotit të përkushtuar, me kontribut të vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm për avancimin dhe përforcimin e të drejtave kombëtare dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni”.
Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij personaliteti të shquar, ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, u përcjell ngushëllimet më të thella e të sinqerta të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, bashkëpunëtorëve dhe bashkëveprimtarve të të ndjerit Ademi dhe në mënyrë të veçantë, të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij.
Iu prehtë shpirti në paqe!”
Sigal