Arrestohet drejtuesi teknik i firmës ku punonte punëtori, që humbi jetën dje

502
Sigal

Përgjegjësi i objektit të firmës
ku punonte punëtori 51 vjeçar që humbi jetën të martën (15 nëntor) në
superstradën Tiranë-Durrës është arrestuar nga policia, ndërkohë që po ndiqen
në gjendje të lirë shtetasit F. D., 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues
Teknik i firmës si dhe XH. N, 47, vjeç, banues në Tiranë, pronar i firmës.

Në pranga ka përfunduar Abas
Ndregjoni.

Arrestimi i tij dhe procedimi i
dy të tjerëve vjen për shkak të mos vendosjes së sinjalistikës rrugore për
mbrojtjen e punëtorëve në rrugë.

“Arrestimi i këtij shtetasi dhe
procedimi në gjendje të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë
15.11.2016, Abas Ndregjoni së bashku me punëtorët e firmës ka qenë duke kryer
punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos
vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i
kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të
shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës “Mercedes Benz”, që drejtohej
nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili
gjithashtu është arrestuar në flagrancë”, sqaron policia e Tiranës.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e
rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit
rrugor”.