Ekspertja e ISHP-së: Kontakti me një person pozitiv nga koronavirusit, jo detyrimisht të infekton

40

Ekspertja e ISHP-së, Rovena Daja e ftuar në Ora News tregoi një rast konkret ku disa persona kishin pasur kontakt me një nga rastet pozitive dhe nuk ishin infektuar.

“Kontakti me një person pozitiv nga koronavirusit nuk përkthehet automatikisht në infeksion”,- shprehet Daja.

Daja: Çdo person pozitiv mund të ketë infektuar shumë persona. Por sot kam marrë në kontakt disa persona që ishin shokë të ngushtë të pacientit të tretë të diagnostikuar pozitiv.Ishin miq dhe shokë që kishin pasur goxha kontakt me njëri-tjetrin. Kontakti i fundit kishte qenë në 6 mars. Sot kishin kaluar 14 ditë në izolim, nuk kanë pasur asnjë shenjë klinike.Sot më telefonuan që periudha jonë e inkubacionit mbaroi, nuk patëm asnjë shenjë dhe nuk janë infektuar. Nuk është e thënë që të kemi kontakt bashkë, sepse mund të kemi qëndruar në distancë, nuk është e thënë  të jem infektuar me ju. Disa persona pozitive që i kam intervistuar nuk kanë pasur shumë kontakte.

Për personat që janë pozitivë dhe qëndrojnë në shtëpi ajo tha se u rekomandohet përdorimi i paracetamolit nëse kanë temperaturë dhe e shurupit për kollën.

Daja: Ju është rekomanduar të përdorin paracetamol për temperaturën, për koll shurupe. Në Shërbimin Infektiv kanë skema të tjera mjekimi.